Ju mund të ndjeni dhimbje ose therje kur urinoni. Ju poashtu mund ta keni të vështirë të urinoni, ose e kundërta, ju mund ta keni të vështirë të ndaloni së urinuari.
Kjo quhet mos përmbajtje e urinës. Nëse keni dhimbje, therje, probleme në urinim apo në mbajtjën e urinës:
Pini shumë ujë. Lëshoni ujin në lavaman kur shkoni në banjë.
Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë. Nëse dhimbja vazhdon kontaktoni mjekun tuaj.
Bëni ushtrimet Kegel për të forcuar muskujt e legenit. Kjo do t’ju ndihmojë në rastin e mos përmbajtjes së urinës.