Çfarë po bën kështu Elita shtatzënë?

2019-01-07 në ora 17:45

Ajo po kalon javët e fundit të shtatzënisë. Data e lindjes po i afrohet çdo herë e më shumë. Por, kjo nuk po e ndalon Elita Rudin që të bëjë edhe publikime të marketingut në rrjetet sociale.

Në një video të postuar së fundmi, modetarja nga Kosova shihet e veshur me rroba banjoje, teksa reklamon disa produkte për përkujdesje të fytyrës.

Se sa preferohet të vendosen gjithë ato produkte në fytyrë në këtë moshë të shtatzënisë nuk dihet, por se duket se ajo i përdorë shumë.

E, si në postimet e tjera, Elita duket mjaft e fryrë nga shtatzënia dhe mezi pret lindjen.

Ajo është në lidhje me këngëtarin nga Peja me nofkën, Gjiko, dhe ky fëmija është i pari nga lidhja e tyre.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *