Përpos përgjegjësisë, lodhjes, ngarkesës dhe mbi të gjitha emocionit të papërshkrueshëm që femrat përjetojnë gjatë shtatëzanisës, pas lindjes së bebes, ndër ndryshimet e mëdha që shfaqen në trupin dhe trurin e nënës, është edhe dashuria amënore që lind nga instikti njerëzor. Por, deri tani nuk keni dëgjuar për faktin më interesant i cili është zbuluar së fundi nga shkenca mjekësore.
Nuk janë vetëm nënat që kalojnë ndryshimet hormonale pas lindjes së bebes. Bazuar në këto studime, edhe babai tejkalon po të njejtat ndryshime!
Pas lindjes, nivelet e Oxytocin-it, janë thuajse të njejta tek të dy prindërit. Oxytocin, apo ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, i ndihmonë babait të lidhet ngushtë me fëmijët e tij, duke ia rritur dëshirën e madhe për t’u kujdesur për ta.
Gjatë studimit të realizuar, janë vëzhguar një numër i baballarëve pasi u është injektuar hormoni oxytocin në organizëm, rezultati i së cilës ishte ngritja e nivelit të aktivitetit në zona të caktuara të trurit që ndërlidhen me mirëkuptimin dhe shpërblimin, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta. Tutje, pas këtij injektimi nga doktorët përkatës, baballarëve u është treguar një fotografi e bebeve të tyre, dhe menjëherë është vërejtur rritja e këtyre ndjesive në tru.
Oxytocini shfaqet natyrshëm në trup, dhe u ndihmonë njerëzve të lidhen dhe të tërhiqen me njëri-tjetrin.
Studiuesit shpresojnë që ky studim një ditë t’u ndihmojë të gjithë baballarëve, të cilët përballen me depresionin e paslindjes, për arsyen se edhe përkushtimi i babait është kontribut shumë i rëndësishëm në zhvillimin social, mental dhe edukativ të fëmijëve.
Gjithashtu, në fund të deklaratës së këtyre studiuesve, theksohet se sipas statistikave të mbledhura në disa vende të botës, përkrahja e babait mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve te fëmijët. /Gazeta Shneta/