Projektligji për Kryeqytetin i miratuar nga Qeveria e Kosovës, përcakton edhe të drejtat në sektorin e shëndetësisë.
Sipas këtij projektligji, i cili pritet të shkoj në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim të mëtutjeshëm, Prishtina do të ketë kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
“Kryeqyteti ka kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të përkujdesit shëndetësor, punësimin, pagesën dhe trajnimin e personelit dhe administratorëve për kujdesin shëndetësor”, thuhet në Nenin 1.2.1.
Prishtina me këtë ligj do ta ketë edhe një të drejtë, e cila deri më tani i ka munguar.
“Kryeqyteti themelon spitalin e Kryeqytetit, funksionimi dhe organizimi i të cilit rregullohet me legjislacionin përkatës në fuqi”, thuhet në këtë projektligj. /Gazeta Shneta/