Çfarë ndodhi me një fëmijë 6-vjeçar që nuk ishte vaksinuar asnjëherë

2019-03-14 në ora 16:29

Një djalë 6-vjeçar, i cili nuk kishte marrë asnjë vaksinë, pasi kishte pësuar një lëndim në kokë u trajtua nga doktorët si një rast normal. Pas një jave ai filloi të përjetonte një dhimbje të madhe, e cila ishte shkaktuar nga infeksioni i krijuar nga bakteri i tetanosit, që parandalohet vetëm me anë të aplikimit të vaksinës në moshë të hershme të fëmijërisë.

Pasi doktorët kishin zbuluar që ky djalë nuk kishte marrë vaksinën kundër tetanosit, ata këshilluan që djali të merrte të gjitha vaksinat e munguara, brenda një periudhe të shkurtër kohore. Mirëpo prindërit e tyre e refuzuan këtë.

Dr. Judith Guzman -pediatër në Spitalin e fëmijëve në Portland, tregoi se djali është dashur të izolohet në një dhomë të errët dhe të trajtohet me antibiotikë, në mënyrë që të shpëtojë nga infeksionet të cilat shkaktohen nga bakteret.

Pacienti 6 vjeçar ishte rasti i parë i paraqitur me tetanos, në 30 vitet e fundit. “Nuk kam trajtuar kurrë një rast të tetanosit në karrierën time, andaj ishte e vështirë të përballohemi me një rast të tillë,” tha doktoresha Guzman, e cila merrej me këtë rast.

Bakteri  që e shkakton tetanosin ka një efekt shumë të fortë dhe mund të shkaktojë spazmë të tmerrshme nëpër tërë trupin ndërsa në disa raste të komplikuara mund të shkaktojë edhe thyerjen e eshtrave. Ky infeksion përcillet edhe nga temperaturë e lartë, dhimbje kronike dhe ethe.

Tetanosi ishte shumë i përhapur gjatë viteve 1930 kur njerëzit nuk vaksinoheshin. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin raportuar vetëm 197 raste të tetanosit gjatë viteve 2009 dhe 2015, dhe 16 nga këta njerëz kishin vdekur.

Rasti i djalit 6 vjeçar u bë edhe më serioz kur ai filloi të përjetonte simptoma më të rënda siç ishin përhapja e spazmave edhe në pjesë të tjera të trupit, dhimbje kronike, vështirësi në frymëmarrje dhe thyerje të eshtrave. Ai qëndroi në spital nën kujdes intensiv dhe me oksigjen gjashtë javë, mirëpo fatmirësisht doktorët kishin arritur ta shpëtonin dhe me kohë ai iu kthye jetës normal.

Fëmijët duhet të marrin 5 doza të vaksinës kundër tetanosit, në fazat e hershme të fëmijërisë ndërsa të rriturit kanë nevoje për një vaksinë të tillë çdo 10 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *