Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë 24 orëve të fundit tri nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, raporton Gazeta Shneta.
Në klinikë janë regjistruar gjithsej 35 lindje me 38 foshnje.
20 prej tyre janë të gjinisë femërore dhe 18 mashkullore.
Tetë lindje janë kryer me operacion cezarian gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa për herë të parë në sallën e lindjes kanë hyrë 14 nëna. /Gazeta Shneta/