Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë regjistruar 10 bebe meshkuj dhe pesë femra.
Për dallim nga ditët tjera, në 24 orët e fundit vetëm një nënë ka kryer lindjen me operacion cezarian.
Ndërsa gjashtë gra kanë lindur fëmijë për herë të parë. /Gazeta Shneta/