Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Silva Gunbardhi e ftuar pak ditë më parë në emisionin ‘Why not’ tregoi historinë e një fëmijë të hedhur në kazanin e plehrave.
‘Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën te kazani iplehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë shkova direkt te reanimacioni dhe i bleva çdo gjë të nevojshme për një beb’ rrëfeu këngëtarja.
E ftuar dje në ‘Prive’ këngëtarja ka treguar se vajza quhet Mela dhe është shëndosh e mirë dhe vazhdon jetën në jetimoren e Tiranës.
’Në atë moment bëra një gabim gjykova nënën e bebes sepse mendova që nëna mund ta ketë hedhur fëmijën në koshin e plehrave. Ndërsa tani që jam nënë, mendoj që nuk ka nënë në botë që ta bëj atë veprim dhe nuk dua të paragjykoj atë nënë dhe asnjë nënë tjetër.
Janë rrethanat ato që e bëjnë njeriun të bëj një veprim monstruoz duke heshur një qënie që merr frymë në kazanin e plehrave. Për mua është e rendësishme është që ajo është shumë mirë’ u shpreh Silva.