A është normale që fëmija im të pijë ujë nga vaska? Po! “Shumë prindër thonë se fëmija i tyre pi nga uji ku bën banjë,” thotë pediatri amerikan Tanya Remer Altmann.
Altmann rekomandon që ju të mundoheni t’ia hiqni këtë sjellje, por gjithsesi ajo thotë se nuk duhet të jeni shumë të shqetësuar në lidhje me këtë gjë.
“Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë që të sëmuret ngaqë ka pirë ujin ku është larë, edhe pse fëmijët bëjnë urinën në vaskë gjithë kohës,” thotë pediatri.
Pirja e ujit me sapun mund të të shkatojë dhimbje barku ose dhe të vjella nëse pi shumë, por nuk ka gjasa që fëmija të pijë shumë për shkak të shijes së sapunit, që është e pakëndshme. Nuk duhet të shqetësoheni për sapunin ose shampon pasi kimikatet janë holluar tashmë në ujë dhe nuk mund të shkaktojnë ndonjë problem madhor te fëmijët.
Edhe në qoftë se ju e keni pastruar kohët e fundit vaskën me zbardhues ose me një tjetër pastrues, uji i vaskës nuk përbën një kërcënim.
Sasia e kimikateve që përdoret për të pastruar një vaskë shpëlahet me ujë të rrjedhshëm nga vetë ju, kështu që është pak a shumë si uji i pishinës, ku sërish fëmija juaj mund të gëlltisë ujë pa vetëdije. Ju duhet ta dini se disa gllënjka nuk do të mund të shkaktojë asnjë dëm.
Megjithatë, për disa nëna është më mirë të mos e lejojë fëmijën tuaj të gëlltisë ujë nga vaska. Nëse ju jetoni në një shtëpi të vjetër, ku u është dashur të merrni hidraulikun që të rregullojë tubacionet që kullojnë.
Gjithashtu duhet të dini se uji i nxehtë ka të ngjarë të përmbajë nivele më të larta të plumbit se ujë nga rubineti i ftohtë. (Nuk ka sasinë e plumbit që është i sigurt për tu pirë.)
Për të shkëputur fëmijën nga dëshira për të gëlltitur ujin e banjos së tij mund ti ofroni shumë lodra vaske. Me anë të lodrave të ujit, si varka apo lodra të tjera që rrinë mbi ujë do ti tërhiqni vëmendjen ndërkohë që e lani duke i lënë pak mundësi për të pirë ujin.
Ose ti jepni një limonadë duke përdorur kohën në dush si një mundësi për të mësuar fëmijën tuaj me një aftësi të re. “Dushi mund të jetë vendi ideal për të mësuar fëmijën tuaj për të pirë nga një gotë të rregullt,” thotë Altmann.
Ose ofroni atij me një gotë plastike ujë të ftohtë të filtruar. Dhe nëse ai loz dhe e derdh atë duke pirë, ky është një vend ku me të vërtetë nuk ka rëndësi kjo.
Merrni këshilla mbi sigurinë e vaskës, mësoni se kur mund ta mësoni fëmijën tuaj me të pijë një gotë lëng frutash dhe sigurisht ndani eksperiencën tuaj me mamat e tjera, se çfarë thonë ato për të vegjli që pijë ujin e vaskës.