Ndonëse keni menduar se është bërë kështu nga ndonjë përzierje e gabuar me veshjet me ngjyrë ose detergjenti jo shumë cilësorë, por edhe kur keni blerë një detergjent më të shtrenjtë, njollat nuk janë larguar prej tyre.
Nuk është nevoja të lodheni më kot apo të përdorni zbardhues që dëmton veshjet, zgjidhja është shumë më e thjeshtë se kaq.
Për zgjidhjen e njollave ju nevojiten 5 kokrra aspirinë, të cilat pasi t’i keni shtypur në trajtë pluhuri duhet t’i shtoni në një enë me 3 litra ujë të ngrohtë.
Zhytini rrobat në enën me ujë dhe lërini aty për 2-3 orë. Më pas futni në lavatriçe, e në vend të detergjentit shtoni uthull molle dhe sodë buke.
Këta dy përbërës do të përforcojnë akoma më shumë efektin zbardhues të aspirinës. Veshjet tuaja jo vetëm që do të jenë më të bardha se kurrë, por do të hekurosen akoma më lehtë falë vetive zbutëse të uthullës së mollës.
Provojeni këtë trik dhe nuk do të zhgënjeheni aspak. /Lajmi.net/