Çfarë ndodh kur i përqafojmë emocionet e errëta?

2019-05-13 në ora 12:25

Dëshira për të shmangur atë që është e pakëndshme dhe për të kërkuar atë që është e këndshme është pjesë e natyrës njerëzore. Por, shmangia e emocioneve të pakëndshme – në vend që t’i pranojmë ato – vetëm rrit shqetësimet tona psikologjike, ankthin dhe depresionin, duke e zvogëluar fleksibilitetin dhe mirëqenien tonë.

Nëse duam të jetojmë më plotësisht dhe të jemi vetët tona më autentike, duhet të drejtohemi kah dhimbja dhe të mos përpiqemi ta shtypim atë, transmeton GazetaShneta.

“HealthLine” ka publikuar artikullin e shkruar nga Beth Kurland e cila tregon se përmes vëmendjes, vetë-dhembshurisë dhe pranimit, praktikë që ajo e quan “Derë”, mund t’i konfrontoni emocionet e errëta.

Hapi 1: Zhvilloni gatishmërinë për të hapur “derën”

Imagjinoni që po hapni derën dhe po mirëpritni emocionet tuaja për te cilat keni bërë një vend diku në dhomë. Ju mund të caktoni vetë se në cilin vend mund të ulen këto emocione; sa më afër ose larg nga ju sa ju pëlqen. Nga ajo pozitë ju mund të bëni një vështrim të butë dhe kurioz mbi emocionet tuaja.

Për një parafytyrim më të lehtë, shpesh njerëzit emocioneve të tyre do t’u japin një lloj ngjyre apo forme. Ndonjëherë ata parashikojnë emocionet e tyre si karaktere vizatimi ose si pjesë të vetes së tyre më të re në moshë. Një pjesë e praktikës është thjesht të pranosh çdo gjë që vjen.

Kjo është një përvojë e re për shumicën e njerëzve. Kush dëshiron të lërë ankth në derë? Kush dëshiron të mirëpresë një trishtim apo zemërim? Por kur ne lejojmë në çdo gjë që vjen dhe e shohim nga një distancë, mund të marrim një vështrim kurioz dhe të eksplorojmë se çfarë realisht fshihet brenda nesh.

Hapi 2: Vështroni me kuriozitet çdo gjë që ecën në derë

Vëzhgimi me vëmendje se çfarë ndjejmë mund të na ndihmojë të përballojmë gjithçka që kemi para nesh. Mund të jetë e dobishme për të emërtuar ndjenjat tona – kjo është dhembje; kjo është xhelozia; ky është zemërimi – sepse, aq e thjeshtë sa kjo tingëllon, shpesh nuk i kushtojmë vëmendje nuancave të asaj që ndiejmë. Rrjedhimisht, informacioni i rëndësishëm humbet përgjatë rrugës. Etiketimi i emocioneve tona shqetësuese na ofron një mënyrë të lehtë për të vërtetuar përvojën tonë të brendshme.

Mund të jetë gjithashtu e dobishme për të parë “vizitorët” tonë emocionalë si mysafirë të përkohshëm. Shtimi i frazës “në këtë moment” në një deklaratë si “Ndjej stres, zemërim apo lëndim” mund të na ndihmojë të jemi një me atë që ekziston por pa u ndjerë të tronditur. Gjëra të tjera që mund t’i thoni vetes përfshijnë:

– A mund ta lejoj veten të vërej se si po shfaqet kjo në trupin tim dhe në mendimet e mia?

– Nëse kjo ndjenjë apo pjesë e imja do të mund të fliste, çfarë mund të thoshte?

– Çfarë do të donte apo të kërkonte?

Të jesh më shumë kureshtar sesa i frikësuar ose i refuzuar, jep një mundësi më tepër për të kuptuar ndjenjat tuaja.

Hapi 3: Praktiko vetë-dhembshurinë

Përveç largimit të ndjenjave të pakëndshme, shumë prej nesh janë kushtëzuar që të gjykojnë emocionet tona në mënyra negative. Ne jemi mësuar se nëse tregojmë trishtim atëherë kjo është një shenjë dobësie.

Kur e praktikojmë ndërgjegjen në kombinim me vetëdijen dhe njohjen e njerëzimit tonë të përbashkët – fakti që ne të gjithë vuajmë si qenie njerëzore – ne kultivojmë vetë-dhembshuri, një cilësi që është e lidhur me mirëqenien psikologjike.

Kur mësojmë t’i njohim me vëmendje ndjenjat tona dhe të sjellim dhembshuri për çdo gjë që po përjetojmë, është sikur të jemi bërë mik i dashur me veten. Të mësuarit për përkrahur veten tonë, përmes momenteve pozitive, si dhe atyre të dhimbshme, mund të përjetojmë një shërim të jashtëzakonshëm shpirtëror.

Ndërsa përqafimi i emocioneve tona të errëta kërkon guxim dhe praktikë, duke përdorur teknikën “Dera” është sikur të hapim një dhuratë në anën tjetër. Çdo herë që praktikojmë me emocionet tona të vështira, rrisim edhe burimet e brendshme, mësojmë të besojmë në aftësinë tona për t’i trajtuar përvojat tona, për të zhvilluar qëndrueshmëri për të lëvizur nëpër sfidat e jetës dhe për të gjetur mënyra për të ndjekur atë që ka rëndësi të vërtetë. Secili prej nesh ka fuqinë të përballet me atë që është e vështirë, nëse hapim vetëm derën./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *