Ndërprerja e pilulave kontraceptive do të thotë të ndjeni disa pasoja dhe ndryshime të mundshme në trup.
Nëse jeni përdoruese e pilulave contraceptive dhe vendosni që të ndaloni marrjen e tyre duhet ta keni parasysh që trupi juaj do të përjetojë disa ndryshime.
Me këto pilula ju e keni bllokuar ovulimin për muaj me radhe e ndoshta edhe vite, andaj kur të stoponi përdormin e saj, nivelet e hormoneve në trup kthehen, dhe këto ndrysime janë plotësisht normale në normale. Le të zbulojmë, pra, se çfarë ndodh me ndërprerjen e pilulës!
1. Cikël i parregullt. Me metodën kontraceptive në fjalë, cikli menstrual është rregulluar dhe ai vjen në kohë çdo 28 ditë. Pas ndërprerjes, menstruacionet mund të jenë të parregullta për të paktën dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.
2. Rritja e dëshirës seksuale. Pilula kontraceptive shkakton shumë ndryshime hormonale: kjo do të thotë se dëshira seksuale mund të ulet. Me ndërprerjen, sigurisht, dëshira mund të kthehet si më parë, nëse jo edhe më intensive!
3. Dhimbje më intensive. Përveç faktit se cikli mund të zgjasë edhe pak ditë, dhimbjet mund të bëhen edhe më të mëdha. Në fakt, ka nga ata që fillojnë të marrin pilulën vetëm për të shmangur vuajtjet gjatë ditëve të ciklit menstrual! Në raste si këto, ne mund të përdorim mjetet natyrore që mund të lehtësojnë dhimbjet, shkruan classlifestyle.
4. Gjinjtë bëhen më të vegjël. Në sajë të niveleve të estrogjenit në pilulë, gjinjtë mund të rriten në vëllim. Megjithatë, ndalimi i pilulës shkakton një rënie në madhësinë e gjirit vetëm nëse rritja ishte për shkak të pilulës.
Aknet dhe pikat e zeza rikthehen. Gjatë marrjes së pilulës ne mburremi për lëkurën tonë të butë dhe gati të përsosur. Kjo është arsyeja pse kur ne e ndalojmë marrjen e tij, mund të ketë një problem me puçrrat ose mund të shfaqen shumë pika të zeza. Kjo është për shkak të testosteronit që kthehet në nivelin e tij normal.
Heqja dorë nga pilula ju bëjnë të humbni peshë? Ka nga ata që marrin peshë, ata që humbin peshë dhe ata që nuk i nënshtrohen ndryshimeve: pilula mund t’i bëjë vajzat më të shëndosha, ndërsa pas ndalimit të tyre, mund t’i bëjë gjithashtu të humbasin peshë. Natyrisht, gjithçka varet nga shumë faktorë të tjerë, duke përfshirë ushqimin dhe mënyrën e jetesës. Nëse shtoni kilogramë gjatë marrjes së pilulave, shkaku mund të jetë gjithashtu një dietë e keqe.