Çfarë ndikon në cilësinë dhe sasinë e qumështit të gjirit, ju tregon Razije Musa

2018-12-05 në ora 11:20

Mamia Razije Musa ka dhënë disa këshilla për nënat gjidhënëse. Ajo ka thënë se nënat duhet të kujdesen për veten, në mënyrë që të ngrisin cilësinë dhe sasinë e qumështit të gjirit.

Mamia ka treguar se një nënë gjidhënse duhet të pijë së paku tri litra ujë gjatë ditës, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni këshillën e saj:

Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju drejtohem nanave gjidhënëse me disa këshilla rreth kujdesit të tyre ndaj vetes, kujdes ky që ndikon edhe në cilësinë dhe sasinë e qumështit të gjirit.

Një nanë gjidhënëse duhet të pijë së paku tri litra ujë gjatë ditës, ujin nuk e zëvendëson asgjë, cdo metodë tjetër është sekondare sepse uji është lëngu më i shëndetshëm që hynë në organizëm prandaj me marjen e sasive të konsiderueshme të ujit bëhet edhe pastrimi i organizmit nga toksinat.

Unë jam e vetëdijshme që njerëzi si puna ime nuk e konsumojnë ujin me qejf prandaj për kategorinë tonë rekomandoj një metodë gjithashtu të shëndetshme, e mar një shishe me lëng të koncentruar por pa përmbajtje të sheqerit atë e përziej me ujë dhe e konsumoj pa asnjë problem.

Lehonat që kanë problem me pirjen e ujit u’a rekomandoj këtë metodë sepse me të vërtetë është efektive .

Me dashuri, Razija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *