Vrapimi përveç se ngrit disponimin dhe rrit nxitjen ndaj seksit, tani është duke u shënuar si një mënyrë për të zgjatur jetën tuaj.
Sipas një studimi të ri nga Universiteti Shtetëror Iowa, vrapimi për vetëm një orë mund të zgjatë jetën tuaj për shtatë orë të tjera.
Tërësisht, kjo do të thotë që vrapuesit jetojnë rreth tre vjet më shumë se ata që nuk vrapojnë shkruan Metro, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit pohuan se vrapimi për 60 minuta në javë është ushtrimi më efektiv për zgjatjen e jetës suaj.
Nuk ka rëndësi se sa larg ose sa shpejtë keni vrapuar, rreziku juaj për vdekje të parakohshme reduktohet deri në 40% shancë./Gazeta Shneta/