Sheakspeare kishte të drejtë që thoshte se rozmarina mund të përmirësonte kujtesën tënde!
Si gjethet, ashtu edhe lulet e rozmarinës përdoreshin si medikamente për mijëra vjet për përmirësimin e kujtesës shkruan Natural News Blogs, transmeton Gazeta Shneta.
Rozmarina ka funksione mjaftë shëndetësore në tru, duke minimizuar dëmtimet dhe ngadalësimin shkallën e plakjes së qelizave të trurit. Ajo gjithashtu përshpejton edhe rrjedhjen e gjakut në tru.
Ekziston një studim i kryer mbi rozmarinën, ku tek grupet e njerëzve u dhanë vaj esencial me rozmarinë. Gjithsej 66 njerëz morën pjesë në studim. Ata u caktuan rastësisht në dy dhoma, njëra e cila kishte aromë të rozmarinës dhe një normale.
Rezultatet ishin të mrekullueshme: njerëzit që qëndruan në dhomën ku mbante erë rozmarine kishin shanse 60-75% të kujtimit të gjërave, krahasuar me njerëzit që kishin qëndruar në një dhomë normale.
Përdorimi i saj: vendosni tri deri në katër pika vaji esencial të rozmarinës në ndonjë enë dhe nuhateni erën e liruar në dhomë./Gazeta Shneta/