Ditët më të vështira për një nënë të re janë sigurisht ditët e para, kur nuk ka rënë ende kordoni i kërthizës së bebes, transmeton Gazeta Shneta.
Kërthiza apo kordoni siç i thonë mjekët, është një gyp i cili ka gjatësi rreth gjysmë metri dhe i cili e lidh beben me placentën.
Përmes placentës dhe kordonit umbilikal bebja merr të gjitha substancat për të cilat ka nevojë. Pra, bebja në mitrën e nënës as nuk mund të hajë dhe as nuk mund të marrë frymë – gjithçka që i duhet bebes e merr nga nëna përmes placentës.
Por kur u vjen momenti që kordoni të ju bie bebeve, thuajse të gjitha nënat i humbin ato, ose ka prej tyre që i mbështjellin dhe i fshehin diku për t’i mbajtur kujtim.
Megjithatë, një nënë e re e quajtur Rochelle Humes, ka bërë diçka të pazakontë, kështu duke e kthyer kordonin e vajzës së saj në art.
Ajo ka realizuar në një kornizë ngjyrë rozë, fjalën “Love”, “Dashuri”, për ta mbajtur kujtim tërë jetën kordonin e vajzës së saj.
Foshnjave të sapolindura, zakonisht u largohet në spital kordoni. Pas 5-15 ditësh, kordoni fillon të thahet dhe të bëhet me ngjyrë të zezë.
Të gjithë prindërit, pavarësisht dëshirave mund të bëjnë çfarë të duan me kordonin e kërthizës së fëmijëve të tyre, megjithatë kjo më larg është një ide që të mbahet kujtesë përgjithnjë. /Gazeta Shneta/