Nëna e dy fëmijëve shpërndau një fotografi në të cilën shihet duke ushqyer me gji njërën bebe, ndërsa tjetrën duke e mbajtur në krah tjetër dhe duke e ushqyer me shishe.
Ndërsa të ushqyerit me gji për fëmijët mund të jetë një mundësi e mrekullueshme, jo gjithmonë është opsioni i duhur për disa nëna.
Maya Vorderstrasse, një nënë e cila postoi një fotografi, e cila është duke u bërë virale në botën virtuale, shihet duke ushqyer të dy foshnjet e saja, njërën me gji e tjetrën me shishe, transmeton Gazeta Shneta
https://www.instagram.com/p/BZZpfUEljY9/
“Unë ushqeja vajzën time të parë deri sa i mbushi 6 muaj. Që nga kjo kohë, qumështi im ishte zhdukur, ishte tharë. “, shkroi Vorderstrasse. “U ndjeva mjaft e trishtuar dhe fajësia më konsumonte. Duhej të filloja të ushqeja atë me shishe dhe mendova se lidhja jonë do të venitej dhe se ajo do të mendonte se nuk po kujdesesha për të, derisa ndryshimi ndodhi, por në fakt asgjë nuk kishte ndryshuar”.
Nëna përmes këtij postimi synon të zbus vetëfajësinë në ngjarje të ngjashme tek nënat, ngjarje këto që dinë të jenë të shpeshta./Gazeta Shneta/