Rreth një në 100 të rritur aktiv seksualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lytha gjeniale. Virusi që shkakton lythat gjeniale prek rreth 79 milionë njerëz dhe shumica prej tyre nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh me trupin e tyre.
Disa infeksione të transmetuara seksualisht si gonorreja dhe klamidia transmetohen përmes lëngjeve biologjike. Infeksionet e tjera kalojnë më lehtë përmes kontatit sipërfaqësor të mukozës, kontaktit sipërfaqësor ndërmjet sipërfaqeve të lagështa si goja, vagina dhe anusi.
HPV është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas CDC. Ka mbi 150 llojr të virusit. Nëse jeni aktiv seksualisht, ndoshta keni marrë të paktën një prej tyre.
Në disa raste HPV mund të çojë në lytha gjenitale ose kancer, zakonisht në qafën e mitrës. Ekspertët kanë identifikuar llojet e HPV që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë lytha gjenitale dhe kancerin. Është e mundur që infeksioni të ketë qenë aty për vite të tëra.
Lythat gjenitale mund të shfaqen si gunga të vogla me mish ose gri në zonën tuaj gjenitale. Sipas Klinikës Mayo kjo mund të përfshijë pjesën e vulvës, brenda vaginës, perineum (lëkurën mes organeve gjenitale dhe anusit), brenda anusit, qafës së mitrës, penisit. Ju mund të keni lytha edhe në gojë dhe fyt./GazetaShneta/