Sindroma binjak-binjak osë ndryshe TTTS, është një gjendje e rrallë por serioze që mund të ndodhë në shtatzënitë identike kur binjakët ndajnë një placentë.
Lidhjet anormale të enëve të gjakut në placentë parandalojnë që gjaku të rrjedhë në mënyrë të barabartë midis foshnjave, transmeton GazetaShneta.
Njëri nga binjakët mbetet i dehidratuar, duke prekur menjëherë rritjen e tij, kurse tjetri ka presion të lartë të gjakut dhe prodhon shumë urinë.
Kjo çon në një fshikëz të zmadhuar dhe në sasi të tepruar të lëngjeve amniotike, të cilat mund të tendosin zemrën e binjakëve, duke çuar në dështimin e zemrës, shkruan DailyMail.
Pa trajtim, TTTS mund të jetë fatale për të dy binjakët.
Gjendja ndodh në rreth 15 për qind të binjakëve identikë që ndajnë një placentë.
Rreth 300 binjakë vdesin nga ky komplikim çdo vit në Britani të Madhe, ndërsa 6,000 foshnje janë të prekura çdo vit në SHBA.
Kullimi i lëngjeve të tepërta amniotike mund të ndihmojë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut.
Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, kirurgjia me lazer përdoret për të mbyllur enët e gjakut anormale dhe për t’i shkëputur përgjithmonë ato.
Edhe kur trajtohen me sukses, shumica e foshnjave me sindromin TTTS lindin përmes lindjes së parakohshme.
Megjithatë, shumica vazhdojnë të kenë jetë të gjatë dhe të shëndetshme. /GazetaShneta/