Himeni është një cipë e hollë në hyrje të vagjinës tuaj e cila pjesërisht e mbyllë atë.
Kjo membranë është emërtuar sipas mitologjisë greke për zotin e martesës Hymenaeus, transmeton Gazeta Shneta.
Në shkencë nuk njihet për ndonjë funksion të veçantë biologjik, por sikurse në të kaluarën edhe sot, ka rëndësi psikosociale në shumë kultura.
Himeni përfaqëson virgjërinë e femrës, por në të vërtetë më shumë është besëtytni sesa e vërtetuar.
Kjo sepse himeni nuk pëlcet vetëm në marrëdhënie seksuale, por edhe gjatë përdorimit të tamponëve, gjatë kruarjes apo aktiviteteve sportive.
Himeni ka një apo më shumë vrima të vogla, gjë që mundëson daljen e sekretit dhe gjakderdhjes mujore që nga menstruacioni i parë deri në kalimin në menopauzë. /Gazeta Shneta/