Çfarë është ALS, sëmundja nga e cila vuante Hawking që nga mosha rinore

2018-03-14 në ora 08:37

Fizikani i njohur botërisht Stephen Hawking ka vdekur mëngjesin e së mërkurës në moshën 76-vjeçare.

Ai u lind më 8 janar të vitit 1942 dhe besonte se shkenca ishte fati i tij. Por fati gjithashtu e trajtoi atë me një dorë mizore që nga mosha 21-vjeçare.

Pjesën më të madhe të jetës së tij, Hawking e kaloi në karrocë pasi u sëmurë nga një lloj i sëmundjes së sklerozës (Amyotrophic Lateral Sclerosis – ALS), shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.

ALS është sëmundje e neuroneve që sulmon nervin e kontrollit të lëvizjeve.

Hawking sfidoi edhe parashikimet e mjekëve, pasi ata i than se do të jetonte vetëm edhe pak vite.

Njëherë ishte pyetur se si ndjehej për gjendjen e tij shëndetësore. “Përgjigjja është: jo shumë”, ishte përgjigjur Hawking.

“Unë përpiqem që të bëj një jetë sa më normale dhe të mos mendoj për gjendjen time, ose të fajësoj për gjërat që më pengon t’i bëj e që janë shumë”, kishte shtuar ai.

ALS është termi që përdoret për të përshkruar sëmundjet neurone motorike. Një motor neuron është një qelizë nervore që bën lëvizjen vullnetare të muskujve.

Kurse në gjendjen me këtë sëmundje, qeliza nuk funksion si duhet dhe ndikon në aftësinë e një personi për të lëvizur vullnetarisht, për të ngrënë, ecur e folur, por nuk i pengon të ndjejnë apo të mendojnë. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *