Sistemi imun mbron organizmin nga mikroorganizmat ( bakteriet, virusët, kërpudhat, parazitët ), të cilët shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Derisa fëmijët janë më të ekspozuarit ndaj këtyre baktereve për vetë faktin që kanë një sistem imunitar jo edhe aq të fortë, edhe përse ky sistem lufton ndaj shumë mikroorganizmave.
Nëse një fëmijë ka një sistem imunitar të fortë atëherë kjo do të thotë se ai do të sëmuret shumë më pak, sipas Dr. Ismail Lutolli, përcjell Gazeta Shneta.
Por cilët janë faktorët që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar? Duke filluar nga qumështi i gjirit që Dr. Lutolli thotë se: Qumështi i gjirit mund të përmirësojë ndjeshëm imunitetin dhe të mbrojë fëmijën nga inflamacionet e fytit, diarretë, alergjitë, infeksionet e traktit urinar.
Derisa edhe një ushqim i mirë dhe me vlera të mëdha ushqyese shihet të jetë një faktor shumë me rëndësi në këtë aspekt. ‘’ Është e rekomanduar, që në dietën e përditshme, të përfshihen fruta të freskëta dhe perime ( përmbajnë karotenoide- substanca natyrore që stimulojnë sistemin imunitar), drithërat, arra dhe fara’’, vazhdon më tutje Dr. Lutolli.
Në mesin e shumë faktorëve të tjerë që duhet të keni kujdes është edhe: Gjumi i qetë gjatë natës, aktivitet fizik, marrjen sa më pak të ëmbëlsirave dhe sheqernave, marrja e lëngjeve të mjaftueshme.
Po kështu edhe vitaminat e nevojshme si: Vitamina D, B, magneziumi, pastaj mos përdorimi i antibiotikëve pa pasur ndonjë arsye të fortë. ‘’Evitoni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, mos e vrisni të ardhmen imunitare të fëmijëve tuaj’’, përfundon Dr. Lutolli./Gazeta Shneta/