Vdekja e Papritur e fëmijëve nën moshën 12 vjeçare në Australi është shkaku më i madh i vdekjes së fëmijëve sesa shkaqet tjera.
Foshnjat që flenë në bark dhe fëmijët – prindërit e të cilëve pinë duhan, janë më të rrezikuar nga kjo vdekje, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët nuk kanë qenë në gjendje që të përshkruajnë se çfarë në të vërtetë është Vdekja e Papritur dhe si shkaktohet ajo.
Gjithçka vjen pa pritur e madje edhe tek foshnjat e shëndetshme.
Por çfarë duhet të dini që të parandaloni? Jua sjellim një listë të gjërave që mund të minimizoni shanset e këtij sindromi.
– Foshnja duhet të flejë në shpinë
– Mos ia mbuloni kokën bebes kur është në gjumë
– Sigurohuni që shtrati është kualitet
– Foshnja të flejë në dhomë të prindërve, por jo bashkë me ta
– Parandaloni mbingrohjen e bebes në shtratin e gjumit
– Mos pini duhan afër bebes