Derisa burrat janë në gjendje të kryejnë marrëdhënie dhe të përjetojnë kënaqësi edhe deri në moshën 70-vjeçare, gratë kanë vetëm disa vite për të lindur fëmijë.
Historikisht, gratë kanë lindur fëmijë në moshë shumë më të re, madje shpesh edhe në adoleshencë, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë e moshës 35-vjeçare siç e dimë kanë më pak shanse që të mbesin shtatzënë.
Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se shtatzënia pas kësaj moshe përmirëson aftësitë mendore të nënës.
Madje supozohet të rrisë edhe jetëgjatësinë e nënës.
Studimi u krye me 830 pjesëmarrëse të cilave iu testua kujdesa, koncentrimi dhe vëmendja.
Gratë që kishin lindur ndërmjet moshës 15 dhe 24-vjeç kishin më pak aftësi verbale për të zgjidhur problemet sesa ato që kanë sjellë fëmijë mbi moshën 24-vjeç.
Ndërsa gratë që kanë lindur fëmijë pas moshës 35-vjeçe, kishin më shumë njohuri dhe kujtesë më të mirë. /Gazeta Shneta/