Fitimi i peshës gjatë shtatëzanisë është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj të ardhshëm. Shtimi në peshë është gjithashtu një komponent kryesor për ruajtjen e qumështit të gjirit pas lindjes.
Të qenit nënpeshë dhe shtatzënë nuk duhet të jetë shqetësim për aq kohë sa po merrni ushqim të duhur gjatë shtatëzanisë dhe fitoni peshë të mjaftueshme gjatë gjithë shtatëzanisë shkruan VeryWellFamily.
Për më tepër, gratë me një histori të çrregullimeve të të ngrënit si anoreksia ose bulimia nervosa, të cilat mund të kenë pasur mangësi ushqyese para ngjizjes, do të kenë nevojë për lëndë ushqyese shtesë gjatë shtatëzanisë transmeton Gazeta Shneta.
Marrja e ushqimit të duhur para shtatzanisë mund të jetë e dobishme për ju dhe fëmijën tuaj.
Pesha e ulët e trupit shpesh mund të jetë një parashikues i infertilitetit dhe foshnjeve të parakohshme. Nëse jeni nën peshë, fitimi i disa kilogramëve para se të mbetet shtatzënë mund të jetë i dobishëm.
Emily Mitchell, një dietologe e regjistruar dhe edukuese e çertifikuar e diabetit për Qendrën e Mjekësisë Fetale, thotë, “Nëse jeni nënpeshë dhe po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, synoni të fitoni dy deri në tre kg.
Mitchell, poashtu raporton se kur këshillon një grua me një çrregullim të mëparshëm të të ngrënit, mund të zbulojë se duhet të përqendrohet në disa lëndë ushqyese kryesore, siç janë acidi folik, hekuri, proteina dhe yndyra.
Për më tepër, thotë Mitchell, gratë që kanë një kohë të vështirë për të fituar peshë gjatë shtatëzanisë kanë një rikuperim më të gjatë pas lindjes dhe ndoshta rrezikojnë shëndetin e kockave të tyre. Ato gjithashtu mund të rrezikojnë më shumë për mangësi ushqyese si anemia. /Gazeta Shneta/