Fitimi i peshës gjatë shtatëzanisë është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj të ardhshëm.
Shtimi në peshë është gjithashtu një komponent kryesor për ruajtjen e qumështit të gjirit pas lindjes shkruan VeryWellFamily.
Gjithashtu, të qenit nënpeshë dhe shtatzënë nuk duhet të jetë shqetësim për aq kohë sa po merrni ushqim të duhur dhe keni filluar të fitoni peshë të mjaftueshme gjatë shtatëzanisë përcjell Gazeta Shneta.
Vlen të theksohet se nëse jeni nënpeshë para shtatëzanisë mund të keni nevojën për të fituar më shumë peshë sesa gratë me peshë mesatare.
Për më tepër, gratë me një histori të çrregullimeve të të ngrënit si anoreksia ose bulimia nervosa, të cilat mund të kenë pasur mangësi ushqyese para ngjizjes, do të kenë nevojë për lëndë ushqyese shtesë gjatë shtatëzanisë.
Poashtu, bashkëpunimi me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor, të tillë si një dietolog i regjistruar i specializuar në shtatzëni, mund të ndihmojë në sigurimin e rritjes së duhur të peshës dhe ushqimit adekuat gjatë gjithë shtatëzanisë./Gazeta Shneta/