Mungesa e vitaminës B3 mund të dëmtojë dhjetëra procese në trup dhe mund të çojë në një sëmundje të quajtur pellagra.
Vitamina B3, e njohur edhe si niacina, luan një rol kyç në lëkurë, ndihmon tretjen e ushqimit dhe shëndetin mendor, dhe mbështet funksionet e më shumë se 200 enzimave në trup, shkruan medicalnewstoday, transmeton Gazeta Shneta.
Faktet e shpejta për vitaminën B3:
Vitamina B3 është një vitaminë e tretshme në ujë. Mishi dhe alternativat e mishit, si soja, janë burimet më të pasura të vitaminës B3. Njerëzit me mangësi të vitaminës B3 zakonisht kanë nevojë për vitamina B3 shtesë.
Deficiti i rëndë i vitaminës B3 shkakton një gjendje të quajtur pellagra. Pellagra ndikon në lëkurë, sistemin nervor, sistemin e tretjes dhe mukozën, të tilla si sytë dhe hunda.
Simptomat e pellagra përfshijnë:
-Lezionet simetrike në të dy anët e trupit. Lezione janë më të dukshme në pikat e presionit dhe në zonat e lëkurës të ekspozuara ndaj diellit.
Disa njerëz zhvillojnë lezione që mbulojnë të gjithë duart ose këmbët e tyre.
Lezionet në formë “fluturimi” në fytyrë, ose një “gjerdan” i lezioneve rreth qafës që zhvillohen pas kalimit të kohës në diellë.
Dhimbja, ënjtja dhe acarimi i gojës ose i mukozave të tjera, të tilla si vagina ose uretra;
Mungesa e rëndë e vitaminës mund të shkaktojë që gjuha të kthehet në të kuqe ose të fryhet. Disa njerëz zhvillojnë plagë nën gjuhën ose në buzët e tyre;
Dhimbje dhe djegie në fyt, gjoks ose në stomak;
Dhimbje të tretjes, të tilla si ënjtje, vjellje, diarre dhe kapsllëk;
Ndryshimet në personalitetin dhe shëndetin mendor, duke përfshirë humbjen e kontaktit me realitetin (psikozën), konfuzionin, problemet e kujtesës, depresionin dhe paranojën. (Ndonjëherë, këto simptoma mund të diagnostikohen gabimisht si sëmundje mendore)./Gazeta Shneta/