Nëse jeni në pritje të një fëmije, si ju edhe macja juaj do të përjetoni ndryshime të mëdha.
Ja se çfarë duhet të bëni që si macja juaj, ashtu edhe ju ta kaloni periudhën kalimtare me sa më pak stres, transmeton Gazeta Shneta
Sigurohuni që macja juaj është e shëndetshme. I bëni një vizitë maces tek veterineri, përpara lindjes së bebes, në mënyrë që të siguroheni se macja është me shëndet të plotë, i ka bërë vaksinat dhe nuk ka parazitë. Pyeteni veterinerin nëse ka ndonjë truk për ta mësuar macen me beben.
U jepni zgjidhje problemeve të sjelljes së maces, si p.sh., nëse ajo përplas derën, kafshon, gërric apo bën veprime të tjera që ju stresojnë. Gjeni mënyrën për t’i eliminuar apo reduktuar këto veprime përpara se të lindë bebja.
Mësoje macen me prerjen e thonjve. Bebja ka lëkurë shumë delikate, kështu që maces duhet t’i mbahen thonjtë në kontroll.
Ndihmoje macen që të lidhet edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Kur të lindë bebja, ju nuk do të keni shumë kohë në dispozicion për t’u marrë me macen, kështu që është mirë që edhe anëtarët e tjerë të familjes të merren me të.
Mësojeni macen me aromat, pamjen dhe tingujt e bebeve. Nëse keni shoqe me fëmijë të vegjël, ftojini në shtëpi, në mënyrë që macja të mësohet me të qarat, aromat dhe lëvizjet e tyre. Regjistroni ose shkarkoni zëra apo qarje bebesh dhe vërini për t’u dëgjuar deri në 10 herë në ditë. Filloni me volum shumë të ulët ditën e parë, pastaj ngrini volumin derisa të arrijë volumin normal. Hidhni në duar pudër bebesh dhe lëreni macen të mësohet me të. Kur të mësohet, përkëdheleni macen.
Përgatisni dhomën e bebes paraprakisht. Vendosni në dhomë mobiliet e bebes sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që macja të mësohet. Mësojeni macen që të mos kërcejë në shtratin e bebes dhe të mos hyjë në dhomën e gjumit.
Me ndihmën tuaj, macja do të mësohet me vëllanë apo motrën e saj të vogël dhe së bashku do të jetoni të lumtur./ Gazeta Shneta /