Nuk ka dyshim se ftohja gjatë shtatzënisë ju krijon shumë vështirësi.
Por fatmirësisht, ka disa gjëra që mund t’i bëni, e që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Pini më shumë lëngje
Oreksi juaj do të ndikohet nga ftohja. Por ju mund t’i plotësoni nevojat tuaja ushqyese duke konsumuar më shumë lëngje dhe supë.
Pini më shumë ujë
Uji është shumë ndihmues kur jeni të ftohur. Hidratimi zëvendëson humbjen e lëngjeve nga rrjedhja e hundëve. Shtatzëna duhet të pijë më shumë se 10 gota ujë në ditë.
Hani ushqim me kalori
Trupi juaj ka nevojë për ushqyes për ta ndërtuar sistemin imunitar. Hani perime: domate, speca, patëllxhan, spinaq dhe fruta të freskëta për t’i dhënë trupit antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Pushoni
Kur jeni të ftohura keni nevojë për të pushuar në shtrat, për të mposhtur virusin. Mundohuni të flini sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që trupi të përqendrohet në luftimin e virusit.
Përdorni limon dhe mjaltë
Ky ilaç i vjetër është i shkëlqyeshëm për dhimbjet e fytit. Përzieni lëng limoni të freskët dhe pak mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë. /Gazeta Shneta/