Kur nëna pyetet se a ka qumësht të mjaftueshëm, rëndom humb besimin tek vetja.
Kjo nuk u ndodh vetëm atyre femrave që janë bërë nëna për herë të parë, por edhe atyre nënave që më parë kanë ushqyer fëmijët e tyre me gji. Në qoftë se humb përkrahja e të afërmve, nëna do ta bindë veten se nuk ka qumësht të mjaftueshëm.
Brengosja e mikeshave, nënave apo edhe e vjehrrave se bebja është e uritur mund t’ju shtojë dyshimin në mundësinë tuaj për ushqim e bebes me gji, shkruan Telegrafi, transmeton Gazeta Shneta.
Mund t’ju dekurajojnë pyetjet e tyre si p.sh.: është e uritur, shiko sa ka pirë, me thimtha të tilla askush nuk do të mund të ushqente bebe me gji, e pyetje të tjera të ngjashme.
Mos e merrni kurrë parasysh skepticizmin e tyre. Mund të jenë ziliqare, por ndoshta mendojnë se ushqimi me gji është diçka tepër e rëndë që nuk mund ta bëjë gjithkush.
Vazhdoni ta ushqeni beben tuaj me gji dhe kurrë mos i merrni seriozisht komentet e tilla. Në qoftë se vërtet dëshirojnë t’ju ndihmojnë, le ta bëjnë atë duke ju ndihmuar rreth punëve të shtëpisë, duke u kujdesur për fëmijët tuaj të tjerë, duke shkuar për të blerë gjëra ushqimore, e jo duke shfaqur skepticizëm. /Telegrafi