Në gjuhën mjekësore quhet “kriza e gjenitaleve tek bebet” dhe zakonisht është një faktor alarmi për të gjitha nënat.
Por çfarë ndodh në të vërtetë? Duhet të shqetësohet nëna?
Ja çfarë është fryrja e gjinjve
Zakonisht kjo fryrje shfaqet rreth ditës së 3-4 të jetës dhe largohet pas disa javësh. Kjo fryrje mund të shfaqet edhe në zonën intime të vajzës apo djalit tek i cili mund të shfaqet edhe një lëng i bardhë në zonën e fryrë.
Tek vajzat fryrja mund të shoqërohet edhe me sekrecione të bardha vaginale. Në rastet më të rralla mund të vihet re edhe një gjakderdhje e lehtë (pseudomenstruacione).
Kur fryhen gjinjtë e bebeve
Kjo fryrje mund të vihet re tek të dyja gjinitë dhe mund të shfaqet edhe një lëng i bardhë.
Si duhet të veprojmë?
Kjo krizë gjenitale shkaktohet nga hormonet e nënës që kanë kaluar tek fëmija nëpërmjet placentës. Me kalimin e kohës gjithçka do të normalizohet pa ndonjë trajtim apo kurë specifike.
Absolutisht nuk duhet të shtrydhni gjinjtë e fëmijës, kjo pasi në të kundërt do të rrezikoni të dëmtoni zhvillimin e fëmijës.
Edhe pse tek fëmija janë shfaqur sekrecionet apo fryrja e organeve, ai gëzon shëndet të plotë. /pernenat