Njihuni me shqetësimet që mund t’i keni gjatë muajit të fundit të shtatzënisë.
Kur vjen fundi i shtatzënisë mendohet gjithnjë edhe në lidhje me momentin e lindjes. Por muaji i fundit i shtatzënisë do të jetë i ndryshëm për gra të ndryshme. Për disa shkon deri 37/38 javë dhe për të tjera në disa raste edhe deri 42 javë shkruan supergrate , transmeton GazetaShneta.
Kontrollet e fundit të shtatzënisë
Afër terminit mund të bëhet edhe një ekografi e fundit ose monitorim të rrahjeve të zemrës së fëmijës. kjo e fundit zakonisht bëhet në javën 40 ose disa ditë më parë. Gjithashu në javën 36-37 mjeku mund të bëjë edhe një strisho vaginale për të parë prezencën ose jo të një infeksioni.
Çfarë bën fëmija në barkun e nënës në fund të shtatzënisë?
Maturimi i plotë i organeve të bebes bëhet në javën 34 të shtatzënisë.Nga ky moment ai fiton më tepër peshë dhe ushtrohet për të gjetur pozicionin e duhur për lindje.
Shqetësimet e fundit te shtatzënisë
Një gjë që intensifikohet në fund të shtatzënisë janë kontraksionet Braxton-Hicks. Ato fillojnë nga lart dhe më pas përhapen edhe drejt fundit të barkut. Gjithashtu shqetësimet tipike të muajit të fundit do të jenë: djegia e stomakut, fryrja dhe rëndesa tek këmbët apo pagjumësia./supergrate