Çfarë dobish sjell çokollada gjatë shtatzanisë

2018-11-06 në ora 14:43

Konsumimi  i çokollatës gjatë shtatzënisë mund të ketë shumë përfitime për nënën dhe fetusin. Por kujdesuni që të mos hani shumë, 30 gramë çdo ditë do të kishte përfitime të mëdha për nënën dhe foshnjën, shkruan Essenatil Baby, transmenton Gazeta Shneta.

Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ekzagjerojmë me konsumimin e asaj që është përcaktuar. Për shembull duhet të shmangni çokollatat me lajthi, duke konsumuar më shumë çokollatë të zezë, madje më mirë do të ishte nëse çokollata është me kakao.

Kjo e fundit është më e përshtatshme se qumështi dhe çokollata e bardhë, sepse ka një sasi më të ulët të sheqerit. Për më tepër kanë një fuqi të fortë antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Sipas një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të Peruxhias konsumumi i çokollatës nuk do të krijonte probleme me peshën dhe vlera më të ulta të kolesterolit në gjak. 30 gramë çokollatë ka rreth 130 kalori dhe për këtë arsye nuk shkakton probleme në lidhje me peshën. Sipas një studimi të ri kanadez, flavonoidet e përmbajtura në çokollatë, duke filluar nga tremujori i parë i shtatzënisë, mund të kenë një ndikim pozitiv në plaçentën dhe rritjen e fetusit. Hulumtimi ka treguar se konsumimi i çokollatës në shtatzani provokon një humor të mirë dhe largon stresin./gazeta shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *