Klinika e Syve në QKUK ka pranuar sot një donacion në vlerë 21 mijë euro nga “People in Need” i cili është mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.
Përfaqësuesi i donatorëve, Ramadan Berisha, ka thënë se ky donacion është dhuratë nga populli çek. “Ky donacion realizohet në kuadër të projektit integrimi i personave me probleme me shikim”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, kjo aparaturë do të mundësoj dhe lehtësojë trajtimin e personave që kanë probleme me shikim, e që ka qenë edhe synimi kryesor i donacionit që është realizuar përmes Agjencisë Çeke, e cila është prezente nga viti 2010 në Kosovë.
Në anën tjetër, dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK, tha se donacion ka vlerë të madhe për Klinikën e Syve, ngase janë paisje dhe aparatura që nevojiten shumë për Klinikën Syve.
Ai falenderoj donatorin, duke rikujtuar se para 2 vjetëve, kishin sjellur edhe një doktor kirurg i cili ka punuar për 5 ditë në kuadër të Klinikës së Syve. /Gazeta Shneta/