Vajzat janë të brishta dhe kanë nevojë për ty, vajza jote ka nevojë për mbështetjen tëndë përgjatë gjithë jetës. Ajo ka nevojë të ndiejë se figura jote mashkullore e ndjek dhe kujdeset për të në të gjithë hapat që ajo hedh.
Nëse edhe ti je baba i një vajze duhet të dish këto 10 gjëra
- Ajo që për të ka rëndësi është të ndiejë dashurinë tënde. Kjo ka më tepër rëndësi se gjërat materiale që mund t’i dhurosh.
- Mund t’ju duket e habitshme, por gjatë jetës mund të zgjedhë një partner që është i ngjashëm me ju në karakter.
- E lini të entuziazmohet në lidhje me pasionet e saj. Pra jo gjithmonë duhet të jeni ju që të zgjidhni rrugën që ajo do të ndjekë.
- Kujdes! Ajo gjithmonë vëzhgon si e trajtoni nënën e saj. I jepni dashuri bashkëshortes tuaj dhe gjithmonë gjeni kohën të dilni me të.
- Mos u largoni nga jeta e saj sidomos në adoleshencë. Ai ndoshta do të jetë momenti që ajo do të ketë më shumë nevojë për ju.
- E mësoni të jetë e fortë. Ajo duhet të dijë se të jesh femër nuk do të thotë të bësh pjesë në gjininë e “dobët”.
- Krijoni momente të paharueshme. I kushtoni rëndësi edhe detajeve të vogla.
- E mësoni të mos pretendojë të jetë qendra e botës. Pra jo domosdoshmërisht të gjitha gjërat duhet të rrotullohen rreth saj.
- I tregoni se jeni në gjendje të bëni edhe gjëra “femrash”. Për shembull i tregoni se jeni në gjendje të bëni balet apo të luani me kukulla bashkë me të.
- Mësoni t’i kërkoni falje. I kërkoni sinqerisht t’ju falë dhe ajo do ta bëjë.
- Mos e harroni asnjëherë sa i rëndëishëm është roli juaj. I doni vajzat tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme!