Gjatë shtatzënisë, ka shumë ndryshime që ndodhin në trupin tuaj dhe mund të bëhet e vështirë të vazhdoni normalisht.
Ju mund të ndjeheni se është një kohë e mahnitshme, në raste të tjera irrituese dhe disa herë keni dhimbje ekstreme të padurueshme të ligamenteve që mund të jetë një nga ato ndryshime të dhimbshme që mund të keni gjatë shtatzënisë.
Pjesa përreth ligamenteve janë brezat e indeve të forta fibroze që mbështesin muskujt dhe organet tuaja. Ato zgjerohen dhe rriten për të ndihmuar në mbështetjen e mitrës pasi ajo bëhet më e madhe. Ndërsa këto ligamente shtrihen, disa gra ndjejnë dhimbjen dhe kjo quhet si ‘Dhimbje e qarkut të Ligamentit’, transmeton Gazeta Shneta.
Por, fatëmirësisht ju mund të lehtësoni si dhe të parandaloni dhimbjen përreth ligamentit:
-Filloni t’i modifikoni aktivitetet tuaja, si ecjen, lëvizjen e ngadalësuar e kështu me radhë pastaj mos u ngritni shpejt nga shtrati ose nga karriga në të cilën jeni ulur. Bëni disa stërvitje si dhe yoga; Përdorni rrobat e mbështetjes abdominale; Përkuluni pak në momentin që kolliteni, teshtini ose qeshni.
Poashtu edhe një banjë e nxehtë mund të jetë e dobishme, megjithatë, menjëherë thirrni mjekun tuaj nëse dhimbja juaj bëhet e padurueshme./Gazeta Shneta/