Këngëtarja shqiptare Ingrit Gjoni ka kohë që nuk është shfaqur në ekranet televizive me ndonjë projekt.
Ajo po kalon kohë me djalin e saj, Paridin 6-vjeçare, me të cilin duket se është e lidhur tej mase.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku ka treguar për dhuratën që ia bëri të birit për ditëlindjen e gjashtë.
“Do të shkojmë në Disney”, shkruan në letrën që mban nëna Ingriti.
“Dhe unë nuk e kam idenë akoma sepse ende nuk di të lexoj”, shkruan në letrën që e mban djali.
Një udhëtim për në botën e lodrave Disneyland do ta dëshironte secili fëmijë në botë. /Gazeta Shneta/