Ndër këshillat e rradhës së mamisë Razije Musa, është krahasimi i fëmijëve ku kjo çështje vazhdon të jetë prezente në shoqërinë tonë.
Razije Musa , në vazhdim na sqaron këshillën e saj shkruan GazetaShneta
Postimi i saj:
ÇDO FËMIJË ËSHTË UNIK, MOS I KRAHASONI ATA
Sa herë që takoj dy e tri nana së bashku gjithmonë hapet kjo tema e krahasimit të fëmijëve, gjë që është shumë e gabuar. E kam vënë re se kjo bëhet edhe për t’u krenuar me ato që mendon njëra nanë se janë avantazhet e fëmijës së saj përballë fëmijëve të tjerë.
Pra, ta sqarojmë me rradhë, po nisem nga vetja ime, si nanë e tre fëmijëve mund të them se asnjëri nuk ka filluar të flas në kohën e njejtë, asnjëri nuk ka ecur në periudhën e njejtë dhe asnjërit nuk kam arritur të i’a heq pelenën në kohën e njejtë, dhe e dini çka, të tretë kanë qenë fëmijë të shëndetshëm.
Pra, nëse fëmija yt është duke ecur me dhjetë muaj nuk do të thotë se ka avantazhe ndaj fëmijës tjetër, nëse fëmija yt ka kilogram më shumë nuk do të thotë se ka avantazhe ndaj fëmijës tjetër, nëse fëmija yt flet më heret nuk do të thotë se diçka nuk po shkon me fëmijët e tjerë, thjeshtë çka është normale për një fëmijë nuk do të thotë të jetë normale për fëmijën tjetër.
Gjëja tjetër që dua të them është që të mos preokupoheni me peshën e lindjes, në botë pesha normale e lindjes konsiderohet prej 2.5 kilogram deri në 4 kilogram, nuk do të thotë se është më i shëndetshëm një fëmijë që lind me peshë më të madhe, madje nëse pesha është shumë e madhe është totalisht e kundërta.
Pra, fokusohuni në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm pa e krahasuar zhvillimin e tyre me të tjerët, atëherë kur jeni në kontakt me pediatrin dhe ai thotë se gjithçka po ecën mirë me fëmijën tuaj nuk keni nevojë të merreni me askënd tjetër.
Po e them këtë sepse te disa nëna po ndikon për të keq kur po krahasohet zhvillimi i fëmijëve dhe pa arsye po mendojnë se fëmija tyre ka ngecur ndërkohë që ai fëmijë po zhvillohet hap pas hapi.
Është e rëndësishime që si shoqëri të meremi me mirëqenien e fëmijëve dhe të mos krijojmë raporte konkurruese duke i lënë të vegjlit në mes.
Shijoni rritjen e tyre pa u preokupuar me gjërat që nuk kanë asnjë rëndësi për ata.
Me dashuri, Razija /GazetaShneta /