Secila femër mban me vete peceta higjienike në çantën e tyre por jo të gjitha janë të vetëdijshme se ato mund të përdoren edhe për qëllime tjera përveç thithjes së gjakut menstrual. Këto peceta janë të mbështjellura prej pambuk , të paketuara në mënyrë individuale, të papërshkueshëm nga uji, duke i bërë kështu një mjet të përsosur për përdorime të ndryshme alternative. Ja për çfarë tjetër mund ti perdorni ato:
1. Të mbuloni dhe mbroni plagët – këto janë të mrekullueshme për ndalimin e gjakderdhjes dhe mban presion gjatë prerjeve të vogla. Në rast se nuk mbani me vete pajisjet e duhura mjekësore, këto peceta mund të ju kryejnë shumë punë. Kjo ndodhë për shkak të absorbimit dhe rezistencës së tyre si dhe paketimit sanitar. Sipërfaqja e saj mund të mbajë lloj kremi medicinal që parandalon kontaminimin dhe përshpejton procesin e shërimit.
2. Filtron ujin e pistë para se të vlojë për pierje – nëse jeni në ndonjë situatë dëshpëruese në të cilën jeni të detyruar të pini ujë nga burime të pista, përdorni këto peceta dhe ndjehuni të sigurtë në filtrimin e ndotjes së ujit. Mbushni një enë të madhe me ujë dhe hidhni një pecetë sanitare, duke e vënë në grykën e enës. Kështu do të filtrohet uji nga pluhuri madje edhe nga disa metale të dëmshme. Kjo metodë ndoshta nuk është 100% efektive dhe ndoshta nuk mund të pastrojë ujin nga të gjitha materialet e dëmshme dhe bakteriet, por është një truk shumë i mirë për filtrim.
3. Pastron hapësirat e ndotura – këto peceta funksionojnë edhe si peshqir apo leckë për pastrim të ambientit apo hapësirave të ndotura. Kjo do të ketë rol më të madh nëse e kombinoni edhe me sodë bikarbone. Nëse keni një mikrovalë të pistë, thithni një pecetë sanitare në ujë dhe mbajeni për një minutë. Kjo do të avullojë deri në brendësi mikrovalën dhe do të zbusë gjithçka brenda mureve të saj. Këto peceta mund të përdorni edhe për të pastruar mbetjet e ushqimit në frigorifer, për shembull akulloren e shkrirë. Thjeshtë hapni një pecetë dhe pak sode bikarbone, do të jetë një rezultat i përkryer si dhe soda bikarbone do të aromatizojë frigoriferin pas pastrimit, pasi të gjitha aromat do të absorbohen në mënyrë automatike.
4. Peceta për gjirin – në rast se jeni me gjidhënie apo vuani nga sindromi i rrjedhejs së gjirit, atëherë mund të përdorni peceta sanitare. Preni ato në gjysmë dhe ngjitni në gjoks me ngjitësen në anën e pasme. Mund të ndjeheni të lirë për të ecur dhe lëvizur pa frikën se do të ju rrjedh gjiri.
5. Kontrollon djersitjen tuaj – përdorni këto peceta për të kontrolluar erën e keqe të këmbëve si dhe djersitjen e tyre. Për më tepër, mund ti përdorni këto peceta si mbrojtëse ndaj djersitjes nën sqetulla. Mbani nën këmishë të ngjitur dhe sipas nevojës zëvendësoni me të reja.
6. Si mburojë për hijëzimin e syrit – në rastet kur femrat nuk duan të hijëzojnë syrin kudo. Pritni këto peceta në mënyrë të barabartë në tri copa, pastaj merrni një dhe hiqeni mbrojtësen nga ngjitësi. Ngjiteni në pjesën e prapme të dorës suaj që mos të lëviz e më pas ngjiteni në faqet, poshtë syve. Pjesa tjetër duhet të rrijë jashtë dhe kështu përfundon i tërë procesi. Ndani këtë truk me miqtë dhe familjen tuaj.