Që sytjenat të arrijnë qëllimin e tyre, përkatësisht që të mbajnë gjinjtë në formën e duhhur, është e nevojshme të kujdeseni se si lahen e thahen si duhet.
Shumica e femrave shpesh bëjnë tri gabime kur është fjala për sytjenat. Nga blerja e gabueshme deri te larja shumë e shpeshtë dhe tharja në makinë tharëse, transmeton Telegrafi.
Mos i lani shumë shpesh sytjenat
Nëse lani sytjenat pas çdo bartjeje do të mund të ndodhë që shpejt të humbin elasticitetin dhe atëherë sisët më nuk do të duken mirë në to. Rekomandohet që të lahen pas tri deri katër bartjeve madje në rrjetë për larje të rrobave.
Mos i thani në makinë tharëse
Më së miri është që t’i thani sytjenat e sapolara në ajër, mirëpo jo të lidhura për një skaj – mund të zgjaten. Mënyra e përshtatshme është që kur t’i qitni për t’u tharë t’i varni në mes. Nëse sytjenat ju janë zgjatur, më nuk do të mbajnë sisët ashtu siç duhet.
Blini madhësinë e duhur
Sytjenat e madhësisë së duhur nuk do t’ju shtrëngojnë, as nuk do të “notojnë” sisët në to, ndërkaq bretelat nuk do të rrëshqasin nga supet. Dëshironi që sisët të duken më të mëdha, atëherë blini modelin “push up” i cili ka shtresën e cila sisët i bën të duken më të mëdha.
Mbërtheni sytjenat nën shpatulla, jo tepër lart siç bëjnë shumica e femrave. Pastaj rregulloni bretelat në mënyrë që nën to të mund ta kaloni gishtin, tepër të shkurta do të dëmtojnë lëkurën. Përkuluni dhe sigurohuni në mos po ju dalin sisët nga sytjenat, kjo gjë nuk bën t’ju ndodh.