Të gjithë të sapolindurit që kanë lindur nga gratë e infektuara me Covid-19 të konfirmuara ose të dyshuara duhet të testohen, thanë Qendrat në SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Foshnjat mund të jenë në një rrezik më të lartë për forma të rënda të sëmundjes, në krahasim me fëmijët më të rritur, sipas CDC, transmeton Gazeta Shneta.
Por, të dhënat janë ende mjaft të kufizuara, dhe ato që shkencëtarët dinë për këto infeksione bazohen në një mori raportesh rastesh.
CDC tha që foshnjat ka shumë të ngjarë të ekspozohen ndaj virusit përmes pikave të frymëmarrjes nga nëna e tyre ose nga kujdestarët ose vizitorët e tjerë. Ekzistojnë disa raporte të kufizuara që ata mund të jenë të ekspozuar ndaj virusit menjëherë ose edhe gjatë lindjes.
Meqenëse ka ende një informacion të kufizuar rerth asaj se sa shpesh ndodhin këto raste, mjekët duhet të supozojnë që të porsalindurit e tillë kanë një infeksion.
Këta të porsalindur duhet të izolohen nga të sapolindurit e tjerë të shëndetshëm dhe ata përkohësisht duhet të mbahen të ndara nga nënat e tyre për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të virusit.
Nëse rezultatet e testit të nënës janë negative, CDC thotë se ndajra e përkohshme mund të përfundoj. Është e paqartë se kur ëhsët koha optimale për të testuar por CDC sugjeron që së pari të testohen 24 orë pasi kanë lindur dhe nëse testi është negativ, mjekët duhet t’i testojnë përsëri ditën tjetër.
Në pjesë të vendit ku testimi në dispozicion është i kufizuar. CDC rekomandon që këta të porsalindur duhet të kenë përparësi.
Nëse foshnjat infektohen disa nga simptomat e Covid-19 janë të ngjashme me ato që mjekët kanë parë tek pacientët e rritur, ethe, kollë, probleme me frymëmarrjen dhe diarre ose të vjella. /GazetaShneta/