Vendet si Gjermania po kanë mungesë të madhe të infermierëve që kujdesen për azilët e pleqve, kështu Organizata Caritas ka ofruar një alternativë për zgjidhjen e këtij problemi.
Bernhard Herdering (zëdhënësi i Organizatës së Caritas-it) dhe Matthias Ëittland (Udhëheqësi i azileve të pleqve, infermierisë dhe shëndetit) presin shumë nga ky pilot projekt që do të realizohet në shtetin shqiptar.
Shpeshherë ndodhë që shumë shtëpi të pleqve mbyllen për shkak se nuk ka punëtorë të kualifikuar për këtë pozitë, derisa ministri federal i shëndetësisë Jens Spahn thotë se infermierët e rinj duket se nuk do të vijnë më nga Gjermania.
Derisa është hapur një agjenci ungjillore në Shqipëri që tenton të dërgojë sa më shumë infermierë të përgatitur shqiptarë për në Gjermani për të plotësuar numrin e zbrazët të vendeve për këtë pozitë.
Caritas e ka parë këtë me shumë menquri duke pasur parasysh që të rinjtë shqiptar, mbi 39 për qind janë të papunë dhe kështu mund të shërbejnë në shtetin gjerman.
Feja këtu sipas udhëheqësve të Caritas nuk luan ndonjë rol të madh për shkak se edhe përse janë gra myslimane ato nuk janë të kufizuara që të kryejnë edhe këto lloj të shërbimeve të infermierisë, duke qartësuar edhe njëherë tolerancën fetare ndër shqiptarë.
Gratë e reja do të kenë mundësi të qëndrojnë në shtetin gjerman derisa trajnimi të përfundoj, pastaj ato mund të kenë një punë të përhershme dhe mund të qëndrojnë edhe më gjatë sipas Ëittland./Albinfo/