Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se i ka caktuar masë disiplinore farmacistit A.R. pasi i njëjti ka tentuar ta keqpërdorë licencën e tij.
OFK’ja ka paralajmëruar edhe farmacistët e tjerë t’i përmbahen rregullave, përndryshe do t’u pezullohet licenca.
Njoftimi i plotë:
“Këshilli etik i OFK shqipton masë disiplinore ndaj farmacistit A.R. Pas raportimit lidhur me tentimin e keqpërdorimit të licencës së farmacistit javën e kaluar OFK në mënyrë ex officio ka filliuar rast hetimor kundër farmacistit A.R.
Këshilli Etik i OFK-së gjatë mbledhjes së sotme, pas intervistimit të palës ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore për shkak të shkeljeve etike të konstatuara dhe të pranuara edhe nga vetë farmacisti.
OFK paralajmeron tërë komunitetin e farmacistëve se është në proces të plotësim -ndryshimit të rregullativës ligjore, sipas të cilave në rastet e tilla të keqpërdorimeve do të shqiptohen masa disiplinore deri në pezullimin e përkohshëm të licencës së punës, prandaj kërkon nga farmacitët të respektojnë rregullativën ligjore dhe etike të ushtrimit të profesionit.
OFK është e përkushtuar që të shqyrtojë me seriozitet shkeljet e etikës profesionale, në mënyrë që të mbrohen interesat dhe dinjiteti profesional i farmacistëve”.