A është i sigurt një filxhan me çaj kamomili brenda në të gjatë periudhës së shtatzënisë?
Konsumimi i sasive të mëdha të çajit të kamomilit mund të ketë disa efekte anësore gjatë shtatzanisë. Kamomili mund të provokojë të vjella gjatë trimestrit të parë dhe mund të keni reaksione alergjike nëse jeni nën efektin e disa medikamenteve.
Gjithashtu nëse jeni në pritje për të bërë një lindje me operacion çezarian duhet të mos konsumoni çaji kamomili të paktën për 2 javë përpara datës së caktuar.
Por nëse mjeku juaj mendon se konsumimi i çajit të kamomilit është i sigurt për ju, atëhere ju mund ta shijoni atë dhe përfitimet shëndetësore që ai ka. Disa nga përfitimet shëndetësore janë:
Ju ndihmon me gjumin
Çaj kamomilit është një nga zgjidhjet më të përdorura për njerëzit që kanë probleme të flenë gjumë. Çaji kamomilit përmban shumë kimikate të cilat ndihmojnë me qetësimin e nervave dhe ju bëjnë të qëndroni më gjatë në gjumë.
Forcon sistemin imunitar
Konsumimi i çajit të kamomilit rrit nivelin e hipurateve në trupin tuaj, të cilat forcojnë sistemin imunitar duke luftuar bakteret që përpiqen të futen në trupin tuaj. Çaj kamomilit mendohet se mund të kurojë dhe të ftohurin dhe kollën duke luftuar viruset që i shkaktojnë ato.
Qetëson irritimin e mishrave të dhëmbëve
Shumë njerëz e përdorin çajin e kamomilit për të bërë gargarë me synimin për të qetësuar ënjtjen dhe irritimin e mishrave të dhëmbëve. Por sigurohuni që doktori juaj është dakord me këtë praktikë pasi nuk ka të dhëna mjekësore që e mbështesin atë.
Ju mban të hidratuara
Konsumimi i çajrave bimor ju ndihmon të qëndroni të hidratuara, sidomos gjatë shtatzanisë. Gjithashtu është një burim i mirë për të marrë lëngjet e nëvojshme për trupin nëse uji ju duket i mërzitshëm.