Është sulmuar fizikisht profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Milaim Sejdini nga një person që është i familjarizuar me organet e rendit.
Ky rast ka ndodhur në datën 5 korrik, derisa i dyshuari F.D e kishte sulmuar fizikisht profesorin Sejdini pasi ky e kishte rrëzuar nga kollokviumi gruan e të dyshuarit.
Ndërsa Indeksonline ka kontaktuar me profesor Sejdini, dhe ai e ka konfirmuar rastin por nuk ka dashur të flas më shumë për rastin në fjalë.
“Nuk dua të flas gjatë për atë rast, pasi atë e kam paraqitur në polici dhe janë organet e hetuesisë ato që merren me të”, është shprehur profesori.
Studentja ishte e dobët në punën e saj në kollokvium, derisa burri sipas profesorit në shenjë hakmarrjeje e ka sulmuar fizikisht. Rasti menjëherë është paraqitur në Stacionin e Policisë Nr.4 në kryeqytet derisa hetuesit kanë filluar pistën e hetimeve.
Është Flora Ahmeti, një zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për Indeksonline se rasti është paraqitur me 5 korrik ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti rast është kualifikuar si “Sulm”./IndeksOnline/