Një burrë kishte fshehur simptomat e koronavirusit nga stafi i spitalit, në mënyrë që të mund të ishte me gruan e tij shtatzënë në një repart të maternitetit spitalor në New York javën e kaluar.
Burri, kishte njoftuar mbi simptomat e tij dhe ekspozimin e mundshëm ndaj koronavirusit dhe njëherazi infektimin e mundshëm të kaluar tek gruaja së tij vetëm pasi ajo kishte lindur dhe ka shfaqur menjëherë simptoma të frymëmarrjes, sipas USA Today.
“Nëna u bë simptomatike menjëherë pas lindjes,” tha një zëdhënës i Mjekësisë Urgjente, Chip Partner, për USA Today përcjell Gazeta Shneta.
Stafi i repartit të maternitetit u njoftua për mundësinë e ekspozimit të koronavirusit, shtoi Partneri, por ata u këshilluan që të vazhdojnë të punojnë derisa të ndjehen simptomatikë.
Pas këtij incidentit spitali në Rochester, New York, ka vendosur masa më të rrepta shqyrtimi për disa vizitorë tashmë të lejuar në repartin e maternitetit.
New York është shfaqur si epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA me më shumë se 75,000 njerëz të infektuar në të gjithë shtetin dhe të paktën 1.550 të vdekur. /Gazeta Shneta/