Disa njerëz marrin vendime të pa matura, por në të shumtën e rasteve janë edhe shokuese, dhe kjo zakonisht ndodh tek njerëzit me temperamentë.
Shumë prej këtyre vendimeve të shpejta, e ndryshojnë edhe mënyrën tonë të jetesës, siç është edhe divorci.
Një lajm i ngjashëm është raportuar së fundmi në Arabinë Saudite ku një burrë ka shkurorëzuar gruan e tij për një arsye shumë të çuditshme, shkruan LifeinSaudiArabia, transmeton Gazeta Shneta.
Ai u bë nervoz me gruan e tij, pa i marrë në konsideratë ndjenjat e gruas, dhe gjithmonë ka dashur që gruaja ta respektojë duke e dëgjuar për çdo gjë.
Mirëpo gruaja bëri ‘gabim’ pasi donte ta surprizonte burrin e saj për ditëlindje, ajo vendosi që t’ia merrte një ushqim të preferuar të burrit të saj në një nga restorantet e vendit.
Por gjëja tmerruese është sepse kur erdhi në shtëpi bashkëshorti nuk e gjeti gruan e tij, dhe menjëherë i telefonoi prindërve të gruas se po e divorconte.
Të tilla raste sipas LifeinSaudiArabia janë të shumta, kur për një gjë të thjeshtë merren vendime kaq drastike./Gazeta Shneta/