Burri detyrohet të zgjedh, të shpëtohet nëna apo foshnja gjatë lindjes

2018-12-07 në ora 09:23

Supozohet të ishte dita më e lumtur në jetën e tij, por në fakt burri Frederik Konnie u detyrua të marr vendimin më të vështirë në jetë.

Bashkëshortja e tij Keyvone Konnie pati gjakderdhje në shtëpi dhe shkoi urgjent në spital për të lindur. Kur arritën atje, mjekët i kërkuan burrit që të vendos se cilën ta shpëtojnë, gruan apo foshnjën, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Frederik zgjodhi atë që mendonte se do të dëshironte edhe gruaja e tij. Në të njëjtën ditë që u bë baba i një vajze, ai humbi dashurinë e jetës së tij, gruan.

 

“Mjekët më than se gjatë operacionit nuk mund t’i shpëtojnë të dyja. Ose do ta shpëtojnë foshnjën, por gjasat e mëdha janë që gruaja të vdes”.

“Jam krenar për vendimin tim sepse nëse Keyvonne do të shpëtonte, do të më urrente për gjithë jetën për vendimin e kundërt”, ka deklaruar ai. /Gazeta Shneta/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *