Pacientët në Britani të Madhe mund të përballen me vonesa të barnave të reja, nëse shteti i tyre tërhiqet nga rregullatori i medicinës i Bashkimit Evropian, kanë paralajmëruar ministrat.
Ish-udhëheqësi i rregullatorit në Britani të Madhe, Sir Alasdair Breckenridge, tha se disa ilaçe të reja kundër kancerit mund të përfshihen në këtë rast, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
“Tregu i Britanisë është shumë më i vogël sesa ai i Evropës dhe ata mund të vendosin që të mos vijnë këtu”, u shpreh Breckenridge.
“Kështu do të ketë vonesa në marrjen e barnave të reja – ilaçe të rëndësishme kundër kancerit”, ka shtuar ai.
Sekretari i Shëndetësisë Jeremy Hunt, tha se ai nuk pret që Britania e Madhe të mbetet në kuadër të Agjencisë Evropiane për Produkte Medicinale.
Departamenti i Shëndetësisë tha se Brexit do të ofrojë mundësi të reja për të sjellë me kohe ilaçet. /Gazeta Shneta/