Dy mijë brazilianë do të marrin pjesë për testimin e një vaksine për COVID-19 të zhvilluar nga Universiteti Oxford.
Të martën, Ministria e Shëndetit në Brazil miratoi fillimin e studimit, në të cilin 1000 pacientë në São Paulo dhe 1000 të tjerë në Rio de Janeiro do të vaksinohen shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Brazili është vendi i parë i këtyre testeve të vaksinimit jashtë Mbretërisë së Bashkuar.
Studimi do të ndodhë pasi në ky vend po regjistron një rritje të numrit të rasteve dhe viktimave. Numri i vdekjeve të raportuara të së martës prej 1,262 ishte një rekord për një periudhë 24-orëshe./GazetaShneta/